Për të kapërcyer krizën politike që ka mbërthyer vendin, Ilir Meta ka një ofertë për zgjidhjen e saj, duke ofruar të gjitha mandatet e ministrave, edhe atë të kryetarit të Kuvendit, nëse kjo do të përbënte një garanci për opozitën. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së LSI, Meta propozoi atë që e quan ofertë për një qeveri të besimit të gjerë. Në këto kushte, Meta kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të ulen në dialog urgjent dhe t’i japin fund krizës.
Duke folur për koalicionin, Meta tha se është i gatshëm për një marrëveshje të dytë me Edi Ramën, por pasi ky i fundit të jepte garanci për zgjedhjet, pasi LSI nuk mund të jetë pjesë e një farse elektorale.
Vendimi i LSI vjen pas darkës së mbajtur në një restorant pranë Pazarit të Ri, ku u arrit një marrëveshje për ripërtëritjen e koalicionit edhe për 4 vite të tjera.