Gjoba prej 500 mije leke ndaj Bashkise Shkoder për moskujdesin ndaj mjedisit, nuk ka lidhje me videon e publikuar nga Kryeministri Edi Rama. Ajo eshte vendosur me 28 mars, ndersa videoja u perket diteve te fundit, sqaroi drejtori i Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit ne Qarkun e Shkodres, Edmond Terthorja. Ai tha se ne aspektin mjedisor, se paku 70 perqind territorit te Bashkise Shkoder nuk menaxhohet nga ana e saj dhe kjo gjendje eshte shume shqetësuese.
Terthorja kujtoi se ne vitin 2014 janë vene 12 gjoba ndaj njesive vendore ne Qarkun e Shkodres, por pak eshte reflektuar nga ana e tyre, kur ligji ne menyre taksative ngarkon me pergjegjesi kryetaret e bashkive për pastrimin e mjedisit. Nder zonat me problematike te Bashkise Shkoder veçoi.
Edmond Terthorja kujtoi se Bashkia Shkoder eshte e privilegjuar pasi ka landillin Bushat për depozitimin e mbetjeve, ndaj kërkohet nga ana e saj vetem pergjegjesi me e madhe për organizimin e punes qe ka te beje me mbajtjen paster te mjedisit, dhe jo te vazhdoje kjo gjendje qe eshte prezente duke filluar nga hyrja ne ketë institucion.