Emocionet e sportit të boksit rikthehen sërish në qytetin e Shkodrës, kur diten e premte me datë 7 prill startojnë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndeshjet e Turneut Ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2017”, aktivitet ky që vjen për herë të 14-të radhazi në qytetin verior. Ai i kushtohet ish boksierëve shkodranë që nuk jetojnë me, dhe ne gara perveç boksiereve Shqiptare, nuk mungojne emra te njohur nga rajoni i Ballkanit dhe me gjere. Këtë vit, sipas trajnerit të kombëtares, shkodranit Zef Gjoni për shkak të problemeve me fondet ka pasur jo pak vështirësi në organizim.
Nga sa bëhet e ditur, për momentin kanë konfirmuar pjesemarrjen e tyre ekipe të tilla si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bullgaria. Për ngjyrat e kombëtares shqiptare e cila ka nisur përgatitjet e saj me grumbullimin që i është bërë në qytetin e Shkodrës, trajneri Gjoni dhe kolegët e tij kanë vendosur që në formacionin e saj të boksojnë Vuksan Guri, Ardit Murja, Krenar Zeneli, Arjon Kajoshi, Indrit Laçi dhe Emiliano Xhediku.