I është drejtuar si çdo mëngjes shkollës, por këtë të mërkurë 15 vjeçari me inicialet R. N banues në Shkoder mbante me vete një armë pistoletë tip “Zastava”. Sapo ka hyrë në shkollë, dy efektivët e policisë që qëndrojnë në hyrje të institucionit arsimor kanë pikasur armën dhe menjëherë kanë ndërhyre duke ndaluar të riun. Ata i kanë sekuestruar armën e zjarrit e cila ishte pa fishekë, ndërsa bënë shoqërimin në komisariat të 15 vjeçarit i cili po merret në pyetje rreth arsyeve se përse mbante me vete armën. Kjo e fundit do ‘ti nënshtrohet ekzaminimit për të parë prejardhjen e saj dhe kush e ka patur në pronësi me heret. Shtetasi në fjalë nxënës i vitit të parë sipas hetimeve paraprake nuk ka patur konflikte me persona të tjerë në shkollë, e për këtë janë marrë në pyetje bashkëmoshatarët e tij, si dhe stafi pedagogjik. Ai ndodhet nën kujdesin e psikologut gjatë proçesit të marrjes në pyetje, ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.