Janë vetëm 11 miliard lekë të vjetra ato të cilat do u ndahen zonave të përmbytura të nënshkodrës, shprehet kështu Paulin Maçaj përfaqësues I banorëve të zonës së nënshkodrës të cilët kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve të 2010-të, 2011-es….
Macaj shton se ku vendim vjen vetëm për dëmet në bujqësi ndërsa për shtëpitë dhe bizneset nuk ka asgjë të qartë. Ne do vazhdojmë të këmbengulim në kërkesat tona për dëmshpërblimin e plotë sipas faturës së llogaritur….
Banorët e zonave të përmbytra të nënshkodrës kanë kërkuar përmes protestave disa herë që të dëmshpërblehen. Ndërsa është ka qenë edhe prefekti I Shkodrës Paulin Radovani I cili ka negocuar me qeverinë që të sigurohen fondet dhe të nisin dëmshpërblimet. Projekt vendimi që pritet të miratohet të mërkurën në mbledhjen e qeverisëautorizon Korporatën Energjetike Shqiptare që të kryejë rakordimet e pagesave përkatëse për 4298 banorë. Fondi i dëmshpërblimit i miratuar në vitin 2011, ishte mbi 1 miliardë e 112 milionë lekë, por dëmshpërblimi nuk u likuidua plotësisht që prej atëherë. Shuma e pa likuiduar është rreth 326 milionë lekë.