Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëKonstituohen KZAZ-te ne Shkoder

Konstituohen KZAZ-te ne Shkoder

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur konstituimin e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor  ne te gjitha qarqet e Shqiperise. Anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve jane shperndare neper qarqe te ndryshme per te vezhguar ecurine e procesit te konstituimit te KZAZ-ve. Edhe ne Shkoder ka nisur konstituimi i KZAZ-ve, ku komisioneret jane mbledhur duke marre ne dorezim vulen, dokumentacionin dhe materialet e tjera te ardhura nga KQZ, ndersa paralelisht kane zgjedhur drejtuesit e ketyre komisioneve sipas shortit te hedhur. Ashtu siç ishte deklaruar edhe më herët, opozita nuk ka dërguar përfaqësuesit e saj, vetem LSI dhe PS. Anëtarët e të djathtës në bazë të ligjit do të zevendesohen me shoqëri civile. Baza materiale ne te 5 KZAZ-te eshte shperndare e rregullt dhe eshte kryer mbledhja organike e komisionereve. KQZ do të ndjekë dhe monitorojë këtë moment të rëndësishëm të procesit zgjedhor të datës 18 qershor, përmes nëpunësve të Administratës së KQZ-së dhe Inspektorëve Rajonalë Zgjedhorë, të cilët do të jenë prezent gjatë zhvillimit të mbledhjeve të para të KZAZ-ve në të gjithë vendin. KQZ u kerkoi me heret kryetareve te njesive te qeverisjes vendore ne territorin administrativ te te cilave do te vendosen selite e KZAZ-ve, te krijojne te gjitha kushtet per mbarevajtjen e punes se ketyre komisioneve. Ne Shkoder sipas perfaqesuesve te KQZ-se nuk kane konstatuar asnje problem ne kete drejtim dhe ne teresi situata ne kete dite te pare eshte paraqitur optimale.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 116, të datës 03.04.2017,  vendosi ngritjen e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, të dekretuara nga presidenti i Republikës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts