Pas një ngerçi të gjatë, situata me mbeturinat në Lezhë ka nisur të marrë zgjidhje. Në lagjet brenda në qytet si dhe në përiferi ka nisur zevendesimi i konteniereve apo dhe shtimi i tyre në zonat ku mungonin. Me afrimin e sezonit turistik ndryshimi i gjendjes do të jetë pozitiv, por për Lezhën vijon të mbetet shqetësim mungesa e një pike te mirefillte për hedhjen e mbetjeve inerte. Ato depozitohen pranë konteniereve të mbeturinave, duke ndikuar në shtimin e ndotjes dhe krijimin e vështirësive për pastrim. Prej tre ditesh bashkia në bashkpunim me firmen e pastrimit kanë nisur një aksion për largimin e tyre. Drejtori i Sherbimeve në Bashki Ndue Lushi iu bënë thirrje qytetareve dhe biznesit që mbetjet inerte ti depozitojnë tek vendi i përcaktuar nga Bashkia, që është kneta në lagjen Nene Tereza, në të kundert do të përballen me gjoba.
Bazuar në legjislacionin shqiptar, manaxhimi i mbetjeve inerte dhe ndërtimore është përgjegjësi e prodhuesit të tyre. Këta prodhues duhet të transportojnë vetë mbetjet inerte që ata gjenerojnë, drejt vend-grumbullimit të përcaktuar, gje qe deri me sot nuk ka ndodhur.