Ne mbledhjen e fundit te organizuar te keshillit bashkiak, Kryetari i keshilltareve te grupit te LSI, Sokol Lekaj i kerkoi Bashkise qe te planifikoje investime per infrastrukturen e lagjeve ne periferi te qytetit, pasi jane lene ne harrese. Mes tjerash Lekaj theksoi gjendjen e rende per ujin e pijshem te qytetarve ne zonen e ishstacionit te zooteknise, ku nuk behet fjale per rrjete ujesjellesi, ndonse ka mbi 20 vite qe eshte banuar ky territor. Ne ishim ne kete zone, ku banoret ankohen se as uji i puseve nuk mund te konsumohet, pasi eshte i ndotur, ndaj detyrohen te blejne bidona me uje sepse nuk ka ujesjelles. Nderkohe mjafton vetem lidhja e nje tubi ne pusete qe te furnizohen me uje, gje qe nuk eshte bere nga bashkia Shkoder dhe per pasoje gjithe keto familje mbesin pepng i kesaj papargjegjeshmerie.
Ujerat e zeza qe kane shperthyer ne kanalet ngjitur me shtepiat e banimit jane nje tjeter shqetesim i cili nuk ka marre zgjidhje prej vitesh per keta banore te cilet jane te rrezikuar nga perhapja epidemive.
Bashkia e Shkodres akoma nuk eshte kujtuar se lagjet e saj nuk jane vetem ato te qendres, por edhe te periferise, ndaj investimet ne zona te tilla jane jo thjeshte detyrim , por emergjente per situaten e krijuar.