Diferencat e palikujduara për banoret e Shkodres qe u preken nga përmbytjet e viteve 2010- 2011 kane hyre ne rrugen e zgjidhjes perfundimtare me Projektvendimin e Qeverise te dites se hene, i cili konfirmon si demshperblim mbi 1miliard 112 milione leke. Prefekti Paulin Radovani tha se nuk ka nevoje për afat 20 ditor për dorëzimin e dokumenteve, pasi janë derguar me pare.
Radovani theksoi se ajo qe nuk eshte zgjidhur akoma dhe qe do te vazhdojme te kembengulim për ta përfunduar sa me pare eshte edhe kompensimi demeve per ndërtesat.
Prefekti Radovani i eshte kthyer serish tokes qe ishte planifikuar për tu dhene me qera ne Trush, ku theksoi se nuk kemi pasur mosmarrëveshje me Drejtorine e Bujqesise.
Nderkohe sapo Qeveria te miratoje projektvendimin për diferencat e palikujduara, Korporata Eelektroenergjitike Shqiptare do te filloje shperndarjne e parave.