Akademia politike e LRI-se, qe u zhvillua ditet e fundit ne Razem, eshte nje model i spikatur se si te rinjte duhet te përfshihen ne politike. Duke komentuar për ketë ne “FORUM” TE TV1-CHANNEL,anetari i kryesise se LSI-se, Dritan Ylli, tha se nje merite te veçante ka ne ketë drejtim deputeti Agron Çela.
Duke u ndalur tek zhvillimet e fundit politike, Ylli konfirmoi se LSI vazhdon ti qendroje e bindur pikëpamjes qe ne zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund te shkohet pa opoziten. Por edhe opozita nuk eshte pa pergjegjesi për situaten e krijuar.
Dritan Ylli kujtoi se LSI me kohe ka propozuar permiresime ne funksion te nje proçesi zgjedhor sa me transparent, por nuk kane marre vlerësimin e duhur nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Anetari i Kryesise se LSI-se, Dritan Ylli, theksoi se LSI do te vazhdojne tu qendroje konsekuente vendimeve te saj, pasi ato janë ne interese te qytetareve shqiptare , larg preferencave ditore te forcave te ndryshme politike.