73 krere lope janë shperndaret për fermeret e bashkive Shkoder e Vau Dejes dhe 18 për ata te Malësisë se Madhe, qe zevendesojne ato qe ishin prekur nga dermatoza vitin e kaluar. Prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani, vlerësoi interesimin e treguar për kompensimin e fermereve nga Deputeti Agron Çela dhe Ministria e Bujqesise.
Ndersa Kryetari i Bashkise Malesi e Madhe, Tonin Marinaj,tha se ky eshte nje tregues domethenes i angazhimit për te ndihmuar ata qe punojne dhe jetojne me djersen e tyre. Prefekti Radovani i kërkoi Drejtorit te Bujqesise, Mustaf Kraja qe për nje periudhe kohe specialistet te janë prane fermereve për ti ndihmuar nga afer.
Lopet e shpërndara kane ardhur nga Danimarka dhe janë te races xhersej. Drejtori Kraja tha se se shpejti fillon edhe faza e dyte e kompensimit me 70 lope laramane, për fermeret e Shkodres.