Wednesday, April 24, 2024
HomeSportPeshengritja shqiptare histori suksesi

Peshengritja shqiptare histori suksesi

-

Peshengritja Shqiptare vijon të korre suksese dhe të tregojë formën e saj më të mirë. Medalje e artë për Daniel Godellin, në shkëputje, medalje e argjendtë për Erkand Qerimajn në shtytje, me shkodranin që rrëmben edhe bronxin për në dygarësh. Ky është suksesi i arritur në Europianin e peshëngritjes në Split të Kroacisë. Dy kampionë kuqezinj, që nderojnë vendin në kategorinë 77 kg, ashtu sic bënin në Europianin e Tel Avivit në 2014 kur të dy ndanë për 20 gramë peshë trupore medaljen e artë dhe të argjendtë. Secili sipas mënyrës së tij. Për Godellin është një rikthim i madh, “Dragoi” ngjitej sërish në pedanë pas dy vjet mungese për shkak të dënimit pas Botërorit të Kazakistanit, pa bujë, por me forcë e krenari ashtu sic di të bëjë vetë. Dështon në tentativën e parë në shtytje me 156 kilogram, dështon edhe në të dytën me 158 kg, dhe kur dukej se do të ishte një rikthim i pafat, guxon të paimagjinueshmen duke e cuar shtangën në 161 kilogram, dhe rikthimi i Daniel Godellit, medalje e artë në shkëputje, aty ku Qerimaj ishte renditur i gjashti me 155 kilogram. Gara mes tyre vazhdon në shtytje, Godelli ngre me sukses provën e parë me 186 kg dhe është në lojë për të artën, por dështon dy tentativat e mëpasëshme, me 191 dhe 192 kilogram, me 347 kg në total renditet i katërti. Qerimaj nuk dorëzohet, këmbëngulës deri në ekstrem, dështon në provën e parë me 188 kilogram, nuk ja del edhe në të dytën në 190 kg, dhe bën atë që bëri Godelli në shkëputje, gjithcka për gjithcka në provën e tretë në shtytje me 193, kg. Me 348 kilogram ne total, Qerimaj renditet i dyti në shkëputje i parakaluar nga rumuni Dumitru Captari që kishte bërë namin në baterinë B duke ngritur 200 kg, e argjendtë për të në shtytje, i treti në dygarësh me 348 kg, një më shumë se Godelli. Me kete rezultat, Qerimaj dhe Godelli janë të dy fitimtarë dhe ky eshte rikthimi i tyre. Të enjten është prova e radhës për një tjetër shqiptar në pedanë, Krenar Shoraj i cili do të garojë në peshën 85 kilogramë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts