Sistemi i ujesjellesit te shume fshatrave ne territorin e Bashkise Shkoder ka nevoje te klorifikohet si dhe te pastrohet. Kjo rezulton gjate monitorimit qe po ben Sherbimi i Shendetit Mjedisor prane Drejtorise Rajonale te Shendetit Shkoder.
Sipas Gjylit, kjo situate ka ardhur pasi për disa kohe ndërmarrja e ujesjellesit fshat ishte jashte vëmendjes se duhur nga ana organizative, sepse do te kalonte me qytetit ne përshtatje me reformen territoriale, proçes qe ka përfunduar muajt te fundit. Ai theksoi se nisur nga analizat kimike dhe bakterologjike, situata nuk eshte alarmante, pasi ndryshe do ta kishim bllokuar menjehere ujesjellesin.
Sherbimi i Shendetit Mjedisor po pergatite nje raport te detajuar për gjendjen, dhe do ti dergohet Bashkise Shkoder, ndërmarrjes se Ujesjellesit Institutit te Shendetit Publik.