Friday, March 29, 2024
HomePolitikë“Zgjedhje me te gjitha palet”

“Zgjedhje me te gjitha palet”

-

Në distancë Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk i kanë kursyer ftesat për dialog që sjell kapërcimin e krizës politike që po kalon vendi. Por një hap konkret deri më sot nuk është hedhur. Leximin politik të deklaratave të tyre e kanë të ndryshem edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Ai Austriak Johan Sattler ndryshe nga qëndrimi i koleges së tij gjermane të bërë publik më parë se në zgjedhje marrin pjesë ato parti që dëshirojnë, ai deklaron se demokracia kërkon pjesmarrjen e të gjithëve në proçes.

“Ne po hyjme ne nje vit zgjedhor, viti elektoral jo vetem ne shqiperi eshte paksa me i veshtire sa vitet e tjera. Gjeja me e rendesishme eshte qe partite politike dhe njerezit te ulen me njeri tjetrin dhe te dialogojne, sepse dialogu eshte esenca e demokracise. Ajo cfare kemi pare ditet e fundit jane zhvillime shume te mira, kam degjuar ftesa per dialog. Kam degjuar pranime te ketyre ftesave per dialog, mendoj se po shkojme ne drejtimin e duhur. Gjeja me e rendesishme eshte te flasin, dhe jo te mos kemi dialog. Dhe besoj qe ne fund do te kemi nje proces elektoral gjitheperfshires. Qe partite te marrin pjese ne procesin zgjedhor, kjo eshte gjeja me e rendesishme, baza e demokracise jane zgjedhjet.”

Deklaratat ambasadori i bëri pas vizitës në shkollën Austriake në Shkoder. Më pas ai vizitoi qendren komunitare ku u njoh me shërbimet që jepen aty. Sattler sebashku me një delegacion të ambasadës dhe gazetaret po sheh nga afër edhe investimet që shteti i tij ka bërë në këtë qark.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts