“Depresioni le te flasim”

0
8

Organizata boterore e shendetit kete vit ka vendosur organizimin e nje fushtate sensibilizuese ne nivel global me sloganin “Depresioni le te flasim” ne diten nderkombetare te shendetit,  duke qene se ka nje tendece rritje te tij ne te gjithe boten.Specialistja e promocioneve ne drejtorine e shendetit publik Shkoder, Marjeta Çela e ftuar ne emisionin Start thote se  ky ç’rregullim mendor eshte  vleresuar si shkaktari kryesor i shume patologjive te tjera ne shendetin e njeriut, dhe prek grupmoshat te ndryshme duke filluar qe ne femijeri.

Ne shkollat e qytetit po ndermerren fushata sensibilizuese me qellim qe stafi pedagogjik te njohin shenjat e para te depresionit te femijeve per te shmangur avancimin e tij thote Çela.

Vetem ne vitin 2016 jane paraqitur 831 persona per te marre sherbime te kujdesit mendor, ndaj per kurimin e tij  duhet te drejtohemi tek psikologu, por gjithashtu familjaret dhe shoqeria duhet te mbajne sa me afer dhe te perfshijne ne jeten sociale personat e prekur nga depresioni shpjegojne mjeket.