Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitet“Kafja e Madhe, Model Promovimi”

“Kafja e Madhe, Model Promovimi”

-

Para mbi 100 nxënësve te shkollave te mesme te Shkodrës, Ministri i Punëve te Jashtme, Ditmir Bushati, prezantoi ne gjimnazin “28 nëntori” projektin “Wiki Akademi”, qe realizohet ne mbështetjen e ambasadës norvegjeze dhe Këshillin Britanik ne Shqipëri. Ky projekt synon përfshirjen e te rinjve ne diplomacinë digjitale për promovimin e vlerave te larmishme te Shqipërisë. Ministri Bushati, duke sjelle shembuj ne ketë drejtim, vlerësoi promovimin e Kafes se Madhe si model qe duhet te shoqërohet edhe me promovime te tjera nga rajoni i Shkodrës.

Me pas Ministri Bushati i është përgjigjur interesimin te mediave për zhvillimet e fundit politike ne vend. Ai tha se ka një përpjekje te dëshpëruar te opozitës për ta kthyer Shqipërinë ne krize.

Bushati tha se PS është e vendosur qe te shkoje ne zgjedhjet e 18 qershorit, ashti siç i ka dekretuar Presidenti i Republikës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts