Qendra e Formimit Profesional Shkodër merr përsipër përgatitjen e personelit ne shërbim te sektorit te turizmit. Kurset për 7 pozicione do te fillojnë brenda muajit qershor, me 120 ore teori dhe një muaj praktike, për te marre edhe çertifikaten përkatëse, qe njihet edhe ne vendet e BE-se.
Kursantet do ta zhvillojnë praktiken për një muaj ne hoteleri dhe njësitë e tjera te biznesit turistik, ku dhe do te paguhet ne kuadrin e projektit:
Gjate kësaj faze do te përgatitën mbi 100 te rinj dhe te reja si profesioniste për sektorin e turizmit.
Ky projekt zbatohet njëherësh ne 6 shtete te Ballkanit me një afat 5 vjeçar dhe financohen 6 milion Euro, ne funksion te zhvillimit te turizmit ne gjithë rajonin.