Tuesday, April 16, 2024
HomesocialeRikthimi ne atdheun tend

Rikthimi ne atdheun tend

-

Kanë provuar të lënë Shqipërinë duke udhëtuar drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, por “fati” nuk ka qënë me ta dhe kanë vendosur të rikthehen në atdhe. Erjon Zeneli 25 vjeç dhe Leonida Uka 22 vjeçe janë një çift të fejuarish që kanë zgjedhur t’i drejtohen qendres komunitare në Shkoder, për të rinisur thuajse shumë gjëra nga e para, pas 2 vitesh jetese ne Saksen të shtetit Gjerman.

25 vjeçari ka vendosur t’i rikthehet studimeve të nderprera në mes për psikologji, ndërsa e fejuara 22 vjeçare po ndjek një kurs profesional që shpreson t’i hapë mundësi punësimi.

Jo vetëm të rinjtë, por edhe burra e gra të martuara e me femije ne qendren komunitare vijnë për të marrë shërbimet sociale. Vitore Podja është një prej tyre, nënë e 3 fëmijëve dhe me bashkëshortin që disa herë ka provuar emigrimin në Itali për punësim sezonal.

QendraKomunitare “Për Familjen” synon për të qënë sa më afër nevojave të komunitetit me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe fuqizimin social-ekonomik të familjeve në vështirësi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts