Thursday, September 12, 2024
HomeAktualitetUlja e TVSH per turizmin

Ulja e TVSH per turizmin

-

TVSH-ja për turizmin është ulur në 6 për qind. Qeveria miratoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave uljen e saj për strukturat akomoduese në turizëm, nga 20 për qind në 6 për qind. Por si ndikon kjo tek grupet e interesit. Pronaret e hotelerive në Shengjin shprehen se një taksë e tillë pritet që të japë rezultat menjehere në uljen e çmimeve por edhe ne rritjen e sherbimeve. Prej vitesh shprehen ata kemi kerkuar zbritjen e një takse të tillë e cila ishte me e larta në rajon dhe që ka dhëne një impakt negativ tek pushuesit.

Tatimi mbi vlerën e shtuar në këto nivele aplikohet në të gjitha vendet e Europës, ku mesatarisht aplikohet një taksë prej 10 për qind, ndërsa në rajon mesatarja e taksës është 7 për qind. Konkretisht, në Maqedoni TVSH-ja për turizmin është 5 për qind, në Greqi 6 për qind, në Mali i Zi është 7 për qind, ndërsa në Kosovë është 8 për qind. Projektligji për uljen e TVSH-së përmbush një nga kërkesat e vazhdueshme të sektorit të turizmit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts