Thursday, April 18, 2024
HomeSportVolejboll Vllaznia mund Elbasanin

Volejboll Vllaznia mund Elbasanin

-

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk e ka pasur aspak të vështirë të kalojë pa problem ekipin e Elbasanit, të cilin e ka mundur me rezultatin e pastër 3 me 0. Ndeshja në fjalë është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe ka folur tërësisht për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi. 25-15, 25-21, 25-19 janë shifrat e tre seteve të dominuara tërësisht nga vendasit që mbyllën gjithçka brenda 60-të minutave duke fituar një ndeshje të rëndësishme, por që në dukje akoma nuk dihet se sa vlen ajo për fatet e përfshirjes në fazen finale të Plej-Of-it.  Një gjë të tillë e sqaron në prononcimin e tij edhe shtatlarti Anton Qaferana, një nga më të mirët në radhët e kuqebluve.

Sipas Qafarenes një situatë e tillë ka ardhur edhe falë gabimeve që ato si skuadër kanë bërë në përballjet e mëparshme duke humbur ndeshje që nuk duheshin të humbeshin , gjë që ka ndikuar në renditen e vendit të pestë të tabeles së klasifikimit. Dhe, nëse ka një rreze shprese për përfshirjen në fazen e Plej-Of-it, kuqeblutë janë në dorë të Studentit, të cilët nëse arrijnë të fitojnë ndaj Tiranës në ndeshjen që luhet në fundjavë në kryeqytet, atëherë bëhet e mundur që Vllaznia të ngjitet në vendin e katërt dhe të luajë për ndeshjet finale të fazës së Plej-Ofit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts