Me këngë dhe lutje kushtuar kohës së krezhmeve, që sherben si periudhë parapërgatitore për besimtarët e Krishtere në prag të festës së Pashkeve u kremtua dita rinore dioqezanve. Të rinjtë dhe të rejat e famullisë së Shkodres u mblodhën në mjediset e “Ilyricum”, të cilët fillimisht u pershendeten nga arqipeshkëvi, imzot Angelo Massafra. Ai përcolli porositë e tij për rininë, por edhe mesazhin e atit të shenjtë Papa Françeskut. “Me jetën tuaj jeni duke ndërtuar historinë e Kishës së sotme, prandaj le t’iu udhëheq jeta dhe vepra e Jezu Krishtit në këtë mision të rëndësishëm që secili prej nesh ka në jeten tokësore.
Ky rrugëtim shpirtëror i të rinjve ka vijuar me leximin e pjesëve të ungjillit, këngët fetare dhe bisedat me njeri – tjetrin. Nuk ka munguar edhe koncerti i veçantë artistik i përgatitur nga rinia e grupit artistik të famullisë. Të rinjtë duan vërtet ta ndjejnë veten Kishë, duan t’u dëgjohet zëri e të marrin pjesë vërtetësisht në udhën sinodale, që Kisha të rinohet me praninë e pjesëmarrjen e tyre. Të rinjtë nuk duan të ecin vetëm: duan të ecin së bashku me ne, së bashku me të gjithë njerëzit, që kanë arritur pjekurinë në fe, me të gjithë besimtarët e me barinjtë, për ta ndërtuar Kishën e Krishtit wshtw mesazhi i atit tw shenjtw Papa Françeskut.