Mirëmbajtja e qendrave historike ne qytetin e Shkodrës, është përgjegjësi ligjore e Bashkisë. Kështu i është përgjigjur shqetesimit te mediave për dëmtimet e objekteve te ndryshme na lagjen Gjuhadol, drejtoresha rajonale e kulturës kombëtare për rajonin e veriut, Majlinda Laçaj.
Laçaj kujtoi se Ministria e Kulturës ndihmon me fonde ne rastet kur ajo i ka te mundshme, gjë qe disa here e ka bere ketë për Shkodrën. Por është Bashkia ajo qe administron drejtepersedrejti trashëgiminë kulturore – historike dhe kujdesin për te.
4 Vite me pare për pedonalen e Gjuhadolit dhe disa objekte karakteristike ne ketë lagje, u investuan 1.2 milion EURO nga Bashkimi Europian. Por mungesa e kujdesit nga Bashkia Shkodër për mirëmbajtjen e këtij investimi është pasuar me dëme te konsiderueshme