Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetPeshkimi i paligjshem ne Kune – Vain

Peshkimi i paligjshem ne Kune – Vain

-

Peshkimi i paligjshem vijon të jetë një shqetesim në vendin tonë. Përdorimi i dinamitit jo vetëm që demton dhe shfaros peshkun dhe gjallesat të cilat preken nga vala e shperthimit por është i pasigurtë edhe për konsumatoret për shkak të kontaminimit. Vitet e fundit qeveria ka ndermarrë masa të rrepta për të ndaluar gjuetin e paligjshme megjithatë ajo vijon të shfaqet edhe pse në një masë më të vogël. Peshkataret në Kune Vain të Lezhës tregojnë se ende ka raste ku degjojnë shperthime të dinamitit por që sipas tyre, ata janë minimizuar ndjeshëm. Edhe përfaqesuesit e biznesit në këtë zonë thonë se gjuetia e paligjshme ka demtuar faunen dhe se duhen ndaluar nga autoritetet edhe rastet me të vogla.

Rastet sporadike te perdorimit te lendeve shperthyese i pranon edhe inspektoriati i peshkimit. Disa persona jane kapur dhe derguar ne prokurori, ndersa paralelisht vijojne fushatat ndergjegjesuese.

Në këtë sezon gjuetia e peshkut është e ndaluar me ligj pasi është periudha e shumimit, ndersa mund të ushtrohet vetëm gjuetia me grep.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts