Në kuadër të Hartimi të Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Vau-Dejës në ambientet e sallës së këshillit të njësisë administrative Bushat, zhvilloi një dëgjesë publike ku studioja konsulente prezantoi “Analizën e thelluar dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese të territorit”.
Gjatë takimit u diskutuan problematika dhe u paraqitën shqetësime të ngritura nga vetë banorët prezent gjatë kësaj dëgjese.