Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëRama shenjestron Voltana Ademin

Rama shenjestron Voltana Ademin

-

Vizitën drejt Shkodres ku do të takohej me votuesit për herë të parë, Edi Rama e nisi duke shenjestruar përmes rrjetit social facebook, kryetaren e bashkisë Voltana Ademin. Me një foto që tregon shkatërrimin e urës së vjetër të Bunës, Rama shkruan:

Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.

Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët. Vaj medet per Shkodren.

Por nuk u mjaftua me kaq, sepse edhe nga sheshi përpara teatrit “Migjeni”, mungesen e investimeve në këtë qytet dhe gjendjen në të cilën ai ndodhet, ja faturon Voltana Ademit dhe mosbashkëpunimit nga ana e saj me qeverinë.

Në fjalën e tij kryeministri edhe nga Shkodra nuk kuseu sulmet ndaj opozitës, duke thënë se ngujimi në çadër vjen nga një frikë e madhe që është drejtësia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts