Një bashkëpunim në mes të ekipit amator të Trushit dhe klubit të futbollit Vllaznia bëri të mundur organizimin e një ndeshje miqësore futbolli në nderim dhe përkujtim të ish futbollistit trushian, 26 vjeçarit Ajet Qokthi, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. Për këtë, në stadiumin “Reshit Rusi” përballë skuadres së Trushit, pjesë e së cilës ka qënë edhe ish futbollisti Qokthi është vënë Vllaznia “B”, skuadër e cila konkuron në kategorinë e dytë të futbollit. E nisur me një minutë heshtje në nderim të ish futbollistit Qokthi dhe me një uniformë ku ekipi i Trushit është paraqitur më një uniformë sportive ku ishte e stampuar fotoja e ish kolegut të tyre, përballja në fjalë është zhvilluar me një luftë të fortë sportive. Përtej rezultatit që përfundoi me fitoren e Vllaznisë “B” me rezultatin 2 me 1, për pjesëtarët e skuadrës trushiane i rëndësishëm ishte nderimi dhe përkujtimi që ata i bënë ish kolegut të tyre.
Sipas organizatorëve, veprimtari të tilla përkujtimore në nderim të kolegut të tyre do të jenë të pranishme edhe në vitet e tjera në vazhdim.