Me seancen e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e javës së 28-të të Superliges së futbollit shqiptar, asaj që do të luhet të dielen në orën 16.00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit. Një përballje që për trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu pritet me emocion, për faktin se luan perballe nje ekipi qe e ka drejtuar duke njohur suksese.
Cungu shprehet optimist për marrjen e një rezultati pozitiv në këtë ndeshje, por që gjithsesi thekson se futbolli ka tre rezultate brenda.
Formën e mirë që po kalon aktualisht Vllaznia, tekniku shkodran e lidh edhe me fitoren shumë të rëndësishme që skuadra kuqeblu arriti javen e kaluar në përballjen me Tiranen.
Në vijim Cungu flet edhe për komentet e shumta mediatike të këtyre ditëve në lidhje me pozicionin e tij të ardhshëm tek Vllania, ku nga sa është thënë aludohet për një largim të mundshëm për tek Partizani.
Nese ditët e mëparshme shqetesim ishte mungesa e dy titullarëve Krymi dhe Tafili, tashmë është shtuar edhe Bardulla i cili ka shfaqur probleme fizike me një tërheqje ne kofshen e djathtë. Formacioni që Vllaznia pritet të prezantojë në fushë përballë Kukësit duket se është ky: Selimaj në portë, Gurishta, Bicaj, Vrapi, Pjeshka në mbrojtje, Gocaj, Dyca, Çinari, Kruja dhe Shtubina në mesfushë, ndërkohë që Bakaj është i vetem në majë të sulmit.