Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetE diela e Larit, nis java e madhe

E diela e Larit, nis java e madhe

-

Në jetën e njeriut gëzimi dhe dhimbja janë përvoja të pandashme. E nisi fjalën e tij Ipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra në kremtimin e së dieles së larit, që shenon edhe nisjen e javës së madhe që për besimtarët e katolik është nisja e javës së vuajtjeve të Jezus Krishtit dhe Ringjallja e tij të dielen e Pashkëve që është edhe festa më e rëndësishme për të Krishterët. Procesioni nisi nga Kisha e Shën Franceskut në Gjuhadol për të përfunduar meshën shenjte në Kishën Katedrale të Shkodrës.

Me gjethet e Larit në duar besimtar të shumtë të Shkodrës moren bekimin në këtë ditë feste që është edhe hyrja e Krishtit në Jerusalem. I brohoritur si mbret nga dishepujt e nga një turmë entuziaste, por edhe dhimbja që do pasoi, mundimet e tij dhe vdekja në kryq janë shenjat që ne duhet të ndjekim pasi Ati na dha birin e tij, për dashuri që kishte ndaj njerëzimit shprehet Massafra. Ai shko edhe më tej. Në asnjë mënyrë arrogantët nuk do fitojnë, ata duket se do fitojnë, por fitorja e tyre është jetëshkurtër, e mira do ngazëllej….

Në shumë vendet e botës e diale Larit njihet edhe si e diela e Palmave, apo e Luleve, në varësi të traditës së vendit, dhe gjithmonë zgjidhen ato bimë të cilat janë gjithmonë të freskëta. Në vendin tonë është lari ose dafina. Në atë kohë palma ishte simbol i paqes. Për shën Palin palma është simbol I pranimit të paganëve në Mbretërinë e Hyjit. Ndërsa në kohën e Makabejve tregonte pavarësinë politike të hebrenjve. Por palmat gjithashtu simbolizojnë edhe martirizimin dhe fitorën e jetës mbi vdekjën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts