Thursday, September 12, 2024
HomePolitikëMilo: Kriza mund te kete pasoja

Milo: Kriza mund te kete pasoja

-

Situata që po kalon vendi është shqetësuese dhe ajo mund të degjenerojë në një krizë politike me pasoja. Kështu e komenton Paskal Milo ngerçin politik, duke ftuar palët të ulen sa më parë në tryezën e dialogut për të gjetur një zgjidhje, pasi sipas kreut të PDS nuk ka rëndësi kush fiton apo humb në tavolinë, primar në këtë rast janë qytetarët Shqiptarë.

I prerë në qendrimin e tij, duke mbeshtetur deklaratat e LSI-së, edhe Milo si një njohës i hershëm i politikes, thotë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Por kërkesa e demokratëve për qeveri teknike e ka komplikuar situatën.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit, Milo nuk sheh ndonjë pengesë duke vënë theksin se në gjithë këto vite presidenti është zgjedhur vetëm nga mazhorancat, me përjashtim të vitit 2002. Në fund ai shprehet i zhgenyer nga mos respektimi i marrëveshjes së 2013 prej partisë socialiste për koalicionin dhe se për zgjedhjet e ardhshme do te bëhet një analizë e hollësishme përpara pozicionimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts