Shkodra i është bashkuar në mënyrë të organizuar konventës se Lëvizjes rinore për Integrim, mes qindra të rinjve nga e gjithë Shqipëria.
Nga “Grand Hotel Europa” të rinjtë e kësaj force politike me mbështetjen e deputetit Agron Çela janë nisur në mënyrë të organizuar sipas rajoneve drejt Tiranës, në aktivitetin që i jep jetë nisjes së fushatës së madhe për zgjedhjet e 18 Qershorit, ku LSI vjen me sloganin “Nje shans per te gjithe”. LRI Shkoder, Malesi e Madhe, Vau Dejes, Puke, Fushe – Arrez përfaqëson sot një shans për të gjithë të rinjtë, për angazhimin e tyre, për më shumë përfaqësim në vendimmarrje dhe politikëbërje tha ne fjalen e tij deputeti Çela, i cili paralelisht uroi në emer të të gjithë LSI Shkoder, deputeten Monika Kryemadhi që në këtë ditë feston ditëlindjen.
Rinia e LRI Shkoder me energjinë dhe angazhimin e saj dëshmoi edhe njëherë seriozitet dhe përkushtim maksimal për këto zgjedhje, duke synuar jo vetëm dyfishimin e rezultatit, por edhe krijimin e një modeli të ri qeverisës. Të garantojmë më shumë shërbime dhe punësim, pasi LRI është sot forumi i çdo të riu shqiptar qe punon për një sistem më të mirë edukimi dhe për të pasur më shumë vende pune dinjitoze eshte mesazhi i kesaj konvente me te rinjte nga e gjithe Shqiperia.