Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetTermeti në Kurbnesh, dëmë të shtëpi

Termeti në Kurbnesh, dëmë të shtëpi

-

Tërmeti 5.1 ball i rënë pasditën e të shtunës ka krijuar panik tek banorët e Mirëditës dhe të Matit. Epiqendra e tij ishte në afërsi të Kurbneshit, ku është ndjerë edhe më shumë. Në fshatin Kthellë, tërmeti ka qenë tepër i fuqishëm duke dëmtuar biznesin e një fshati si dhe shkollën. I riu Besar Simoni, thotë se lënkundja ishte frikësuese, ndonëse në atë moment ai ishte jashtë.
Edhe në Kurbnesh, tërmeti ka qenë i fuqishëm. Megjithëse dëmet nuk kanë qenë të mëdha, banesat janë plasaritur e në disa vende ka patur shembje të tavaneve të banesave. Banorët thonë se janë tmerruar, ndërsa të moshuarit kanë qenë më të rrezikuarit pasi janë ndodhur në banesën në momentin e lëkundjes.
Dëme janë shkaktuar edhe në fshatin Ndreaj të njësisë administrative Perlat të Bashkisë Mirëditë. Disa banesa janë plasaritur, duke krijuar panik tek banorët.
Nga të gjitha këto dëme, vetëm familja Lekgegaj prej 12 anëtarësh ka mbetur në qiell të hapur. Banesa e përbashkët është bërë e pabanueshme për shkak të dëmtimeve. Mirash Lekgega thotë se e gjithë familja ka mbetur në qiell të hapur.
Në terren ka zbritur vetë Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi për të parë nga afër situatën. Premçi tha se për familjen në fjalë janë marrë menjëherë masat nga pushteti vendor dhe emergjencat civile. Sipas tij, grupet e verifikimit të dëmeve do të shkojnë kudo dhe në një kohë të shkurtër do të përllogariten të gjitha. Familja Lekgega, do të përfitojë menjëherë ndihmën pasi janë 12 pjestar të cilët nuk mund të jetojnë më në atë banesë.
Ndërkohë plasaritje banesash ka patur edhe në Bashkinë e Matit e atë të Klosit, pasi lëkundjet kanë qenë tepër të fuqishme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts