Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëBE kunder bojkotit te opozites.

BE kunder bojkotit te opozites.

-

Bashkimi Europian përforcon zërat kundër bojkotit të institucioneve nga opozita. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç u shpreh te henen nga Brukseli, se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Ajo tha se debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend, ndërsa vuri theksin edhe te përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. “Debati politik duhet te futet në Parlament. Ne do ndjekim nga afer zhvillimet ne Shqiperi. Per ne është e rendesishme që çdo gjë të jetë e mirëpërgatitur për zgjedhjet”, u shpreh Koçijançiç. Gazetariet duke i kujtuar se  sot është dita e fundit e regjistrimit të partive ndërsa opozita kërcënon se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe kërkon qeveri teknike, e pyeten se cila është propozimi juaj për opozitën? Zëdhënësja e KE, Maja Konçijaçiç, u pergjigje: Ne shprehim keqardhjen sepse ne besojmë se debati politik duhet të behet në parlament dhe jo jashtë, dhe ne presim se dialogu e bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, janë të rëndësishëm për ambiciet e vendit për t’iu bashkuar BE, si dhe përgatitjet për zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm në këtë zhvillim dhe do të ndjekim zhvillimet nga afër. Ju thatë se afati i fundit për regjistrimin është sot dhe kjo është e rëndësishme sepse ne presim zgjedhje të lira këtë vit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts