Besëlidhja dhe Kamza u ndanë ne barazim pa gola në kryendeshjen e Grupit “A” të Kategorisë së Parë që u zhvillua në stadiumin e Lezhës. Kryesuesit e grupit të play off dhuruan shumë emocione por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në një stadium të mbushur me një numër të konsiderueshëm tifozësh, ku nuk munguan as ata që kishin udhëtuar nga Kamza, takimi nisi me një ritëm të lartë, dhe të dy ekipet krijuan raste duke iu afruar golit. Me kalimin e minutave, ritmi i
lartë ia la vendin lojës së ashpër ku nuk munguan ndërhyrjet e forta dhe kartonët e verdhë.
Pas kësaj përballjeje, gara për Superioren mes Kamzës dhe Besëlidhjes mbetet në vend numëro, ndersa të besuarit e Ramadan Ndreut vazhdojnë të udhëheqin renditjen me 2 pikë më shumë se lezhjanët e drejtuar nga Alban Bruka.