Wednesday, April 24, 2024
HomeSportDerbi shkodran Ada-Vllaznia “B” 1-3

Derbi shkodran Ada-Vllaznia “B” 1-3

-

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar ka luajtur pasditen e së të dieles ndeshjet e javës së 21-të, ku mes gjashtë çifteve ballafaquese, kalendari ofronte edhe derbin shkodran Ada-Vllaznia “B”. Dy skuadra që vinin në këtë përballje në pozita krejt të kundërta. Velipojakët si pritës me rrezikun që i kanoset në fundin e tabeles së klasifikimit për një largim nga kategoria, dhe Vllaznia “B” e cila si e dyta e grupit kërkon të shkojë në fazen e Plej-Ofit për të fituar të drejten e kalimit në kategori te parë. Ndeshja e luajtur në  fushen sportive “Reshit Rusi” ka përfunduar me rezultatin 1 me 3 në favor të Vllaznisë. Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka ofruar rivalitet dhe barazpeshe gje që e tregon edhe vete rezultati i kësaj pjese në barazim 1 me 1. Të parët që kanë kaluar në avantazh ishin kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja në minutën e 7-te me anë të Djepaxhisë ndërkohë që velipojakët e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku barazojne me Dibren në minutën e 11-të. Pjesa e dytë flet tërësisht për Vllazninë B, por golat e avantazhit erdhen në minutat e fundit të ndeshjes. Në të 85-ten minutë është Hajdari që shënoi golin e dytë ndërsa pesë minuta më vonë, në të 90-tën Hallunaj shënoi një tjetër gol duke vulosur fitoren  e këtij tkimi me rezultatin 1 me 3. Pas kësaj jave, grupin A të kategorisë B e kryeson Egnatia me 55 pike, e cila mundi këtë javë Kevitan , e ndjekur nga Vllaznia B me 43 pikë. Në vend të tretë Vora me 36 pikë, skuadër e cila u mund këtë javë nga Partizani “B”  3 -1. Në këtë grup konkuron edhe Veleçiku i Koplikut, i cili këtë javë kishte pushim, ndërkohë që në tabelen e klasifikimit koplikasit mbajnë vendin e nëntë me 20 pikë duke lënë pas Luzi Junajtes me 19, Aden me 14, Internacional me 13 dhe Kevitan me 1 pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts