Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetLezha i kthehet projektit te riciklimit

Lezha i kthehet projektit te riciklimit

-

Në Lezhë po tentohet serish që të vihet në jetë projekti për diferencimin e mbetjeve urbane. Pavaresisht se nje projekt i tille qe nisi 6 vite me pare deshtoi vetëm pak kohe pasi  filloi, dhe miljona lek shkuan dem, vjen perpjekja e radhes me një investim edhe më të madh, por që gjasat për të pasur sukses i ka shumë të pakta,pavaresisht optimizmit te Bashkise. Drejtori i Programit te Zhvillimit në Bashkine e Lezhës Petrit Marku, u shpreh se projekti për diferencimin e mbetjeve në rrethin e Lezhës është shumë serioz dhe, sipas tij, do të jetë ndryshe , por nuk tha se cilat do te jene ndryshimet. Megjithatë ai është i bindur se rezultatet e para të këtij projekti do të shihen ne nje kohe jo te larget, ku pretendohet që 20% e mbetjeve të riciklueshme të përpunohen.

 

Ndergjegjesimi i qytetareve për të zbatuar këtë projektë, sipas drejtuesve vendor,  mbetet edhe sfida më e veshtirë e bashkisë. Por para se gjithash, ka nevoje te ndergjegjesohet vete Bashkia, ne kuptimin qe te kompletoje me infrastrukture lagjet me qellim qe qytetaret te binden se ajo e ka seriozisht dhe jo sa për te kaluar radhen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts