Mungesa e infrastruktures ne shume lagje te qytetit te Shkodres vijon te jete nje problem shqetesues, per qytetaret por akoma jo per Bashkine. E tille eshte edhe lagjia “Mark Lula” e cila prej me shume se 20 vitesh nuk ka njohur investime , edhe pse premtimet nga drejtuesit e Bashkise kane qene te shumta thone banoret.Gjate diteve me reshje shiu eshte thuajse e pamundur qe te kalosh ne keto rruge me uje dhe gropa, ndersa ne ditet me dielle pluhuri perhapet gjithandej.
Bashkia e Shkodres vijon te shpirfille nevojat e komunitetit, pavaresisht se mbahet me taksat e qytetarve. Premtimet e dhena i mbesin arkives elektorale, duke deshmuar se, ne vend qe t’i sherbeje me pergjegjesi dhe seriozitet qytetareve, vijon me loje fjalesh ose me praktika qe ngjasojne me nje organizate joqeveritare.