60 vjetori i lindjes se gazetarit Agron Bala

0
9

Ne 60 vjetorin e lindjes se gazetarit, te ndjerit Agron Bala, familjaret e tij  organizuan ne biblioteken e universitetit “Luigj Gurakuqi” veprimtarine perkujtimore “Nje ndarje e dhimbshme dhe e parakohshme“ !  Me kete rast u promovua edhe libri “ Statuset “ e publiçistit Bala, me permbledhje te shkruara gjate dy viteve te fundit te jetes.

Opinione, mendime dhe kujtime dhane edhe shume personalitete te fushes se letrave, kolege gazetare.

Karieren e tij gazetareske, Agron Bala e filloi me Televizionin Publik Shqiptar ne vitet ’80 ku edhe e perfundoj aty me emisionin “ 7 x 7 “, nderkohe qe per disa vite ai ka bashkepunuar edhe me TV1- CHANNEL ku ka drejtuar emisionin “FORUM”. Krijimtaria e gazetarit Agron Bala eshte e pasur me te gjitha gjinite publicistike si ne organet e shtypit ashtu dhe ne radio e television.