Ne kuader te projektit “Shoqeri pjesemarrese ne vendimmarrje” eshte zhvilluar nje trajnim me teme “Procedurat e Vleresimit te ndikimit ne mjedis dhe Vleresimit strategjik mjedisor; Bazat ligjore dhe roli i pjesemarrjes se publikut”, projekt ky i financuar nga BE. Qellimi i ketij trajnimi eshte nxitja, informimi dhe sigurimi i pjesemarrjes efektive te publikut,OJF-ve, duke u angazhuar ne menyre aktive dhe cilesore ne konsultimet publike.
Vihet re nje interes per pjesemarrje e shoqerise civile dhe institucioneve te tjera per trajnimet qe lidhen me mjedisin thote Mema
Ky projekt ka filluar me aktivitetet e tij ne Nentor te 2016 dhe perfundon ne Tetor te 2018, duke u shtrire ne disa qytete te vendit. Ne kete trajnim pjesemarresit mes diskutimesh me njeri- tjetrin, u njohen me bazat ligjore qe kane te bejne me kujdesin per mjedisin dhe rolin qe ka perfshirja e sa me e madhe e shoqerise civile ne kete proçes.