Filiali i Postes Shqiptare me qender ne Shkoder, gjate sezonit veror turistik, do te ofroje te gjitha shërbimet ne pikat turistike te këtij qarku me te njëjtin kapacitet si ne qytet. Estela Nika, drejtore e këtij filiali, tha se përgatitjet për sezonin ka nisur prej kohesh, ndaj ne çdo moment zyrat postare janë gati me shërbimet e e tyre për pushuesit, duke punuar edhe me orare te zgjatur.
Duke folur me ne detaje për keto shërbime, Nika përmendi disa prej tyre, qe janë me te nevojshme për qytetaret.
Nga plazhi i Velipojes, deri ne Vermosh, shërbimet e postes aty ku janë pushuesit gjate gjithe sezonit turistik.
Për filialin e postes Shkoder, zgjerimi i shërbimeve mbetet prioritet i vazhdueshem.