Shume pavione te spitalit rajonal te Shkodres, nga ora 10.00 e dites se merkure deri ne oren 14.00, nuk janë furnizuar me energji elektrike nga OSHEE. Megjithese drejtoria e spitalit ishte njoftuar nje dite me pare se linjes se furnizimit nga nenstacioni ne lagjen “Skenderbeg” do ti behej remont, faktikisht edhe gjeneratoret qe perdoren ne raste te tilla hyne ne pune me vonese, bene te ditur burime nga brenda spitalit, te cilat theksuan se edhe reaminacioni ne katin e dyte tek neorologjia mbeti për disa momente pa energji elektrike. Nderkohe mjeket qe kontaktuam ne momentin qe mberritem ne ketë paviaon, thane se furnizimi i reaminacionit po behet me gjenerator, ndersa për pjesen tjeter pritet rregullimi i linjes. Nuk eshte hera e pare qe ndodhe keshtu ne spitalin e Shkodres. Para dy muajsh, u nderpre energjia elektrike dhe spitali mbeti rreth 45 minuta pa energji, sepse kishin defekt gjeneratoret. Ajo qe terehqe vëmendjen ne ketë rast eshte fakti qe Spitali Rajonal i Shkodres eshte me nje linje furnizimi nga rrjeti i shpërndarjes se nergjise elektrike, kur normalisht duhej te kishte dy linja për vete rendësine qe ka ne sherbim te shëndetit te njerëzve 24 ore pa nderprerje. Eshte e çuditeshme se si ka mbetur keshtu me nje linje qe ne vitin 2001 kur u ndertua nga e para, ne meshire te gjeneratorëve për te cilet askush nuk ka mbajtur dhe nuk mban pergjegjesi kur nuk punojne. Nuk mund ti mohojne askush investimet e shumta qe janë bere ne ketë spital, por te lihet me nje linje furnizimi dhe me gjenerator qe po tregojne se nuk kane kapacitet për te përballuar rastet e ndërprerjes se energjise elektrike, kjo eshte apsurde, dhe ne te njejten kohe alarme për drejtorine e këtij spitali, ministrine e shendetesise dhe OSHEE-ne.