Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitetZyrtarizohen drejtuesit e rinj te Keshillit Bashkiak

Zyrtarizohen drejtuesit e rinj te Keshillit Bashkiak

-

Prefekti i Qarkut te Lezhës Eduart Ndreca ka konfirmuar vendimin e këshillit te bashkise Lezhës për kreun e ri te këtij keshilli,duke legjitimuar në këtë mënyrë shkarkimin e Gjokës Ndokës,përfaqësues i PS, ne mbledhjen e dates 24 mars.  Ndoka, njeheresh edhe Kryetar i Keshillit te Qarkut, u zevendesua me Besmir Gjidoda,i cili vjen nga radhët e Partise Socialiste të Moderuar.Por ajo që bie në sy,është edhe shkarkimi i nënkryetarit të këshillit, Hasan Muça, perfaqesues i LSI-së, dhe emërimin në vend të tij Agetina Sula,e Partise Demokratiker.Me datë 24 mars,këshilli bashkiak krahas shkarkimeve dhe emërimeve të mësipërme,ka shkarkuar edhe sekretaren e këshillit, Jerina Vataj,dhe emëruar sekretarin ri.Prefekti i Lezhës Eduard Ndreca i konfirmoj këto vendime duke i argumentuar, sipas tij, me bazën ligjore. Këshilli me titullar të ri,pritet të mblidhet gjatë këtyre ditëve ku do të bëhët edhe miratimi i ndihmës ekonomike,e cila prej 2 muajsh nuk është ndarë për shkak të mosmbledhjes së këshillit bashkiak.Këshilli bashkiak i Lezhës përbëhët nga 41 këshilltarë dhe shumicën e numrat i ka koalicioni i majtë. Keto ndryshime ne stafin drejtues te Keshellit te Bashkise Lezhe, nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Me shume se zevendesime për për permiresimin e punes, ato po konsiderohen si lëvizje te qellimeshme ne funksion te fushates elektorale te Partise Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit. Pikerisht për ketë qellim, nuk përjashtohet mundesia qe te ketë edhe lëvizje te tjera, tashme jo ne këshillin Bashkiak, por ne Keshillin e Qarkut duke filluar me drejtuesit e tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts