Saturday, September 7, 2024
HomeSportNuk ka faliment të “Vllaznisë”

Nuk ka faliment të “Vllaznisë”

-

Në media ka qarkulluar lajmi se klubi “ Vllaznia” për shkak të borxheve është në prag falimenti dhe ka qenë ministria e financave ajo që ka inicuar procedurën. Një gjë e tillë është mohuar nga Bordi drejtues i klubit, dhe vëtë administrator Astrit Gjyrezi, i cili shprehet se janë 22 milion lekë borxhe të cilat në bazë të marrëveshjes me degen e Tatim Taksave Shkodër po shlyhen me këste.

Nuk ka asgjë të re të cilën ne nuk e kemi të paraqitur në pasqyren financiare e në QKR dhe në Tatim Taksa, ajo që aludohet në media si gjetje e KLSH-së. Po kështu në vitin 2016 kemi kërkuar nga Auditi i Bashkisë Shkodër zbardhjen e raportit Financiar, dhe në bazë të atij auditi është bazuar edhe KLSH-ja e cila ka publikuar gjetjet, shprehet Gjyrezi.

Nga ana tjetër Kryetari i Bordit Mbikqyrës dhe anëtarët e Bordit shprehen se cdo gjë është një lajm i pa vërtetë.

 

Në konferencë për shtyp ishin të pranishëm edhe anëtarët e tjerë të Bordit Mbikqyrës të shoqërisë aksionere “ Vllaznia”, të cilët theksuan se Vllaznia ndodhet përballë ndeshjeve shumë të rëndësishme dhe me rëndësi ka vendi i katërt dhe arritja e kupave të europës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts