Saturday, September 7, 2024
HomeAktualitetInvalidet e Punes, udhëtimi falas.

Invalidet e Punes, udhëtimi falas.

-

Kryetari i Grupit te Keshilltareve te LSI-se ne Keshillin e Bashkise Shkoder, Sokol Lekaj, disa here e ka ngritur zerin duke kërkuar qe Bashkia t’ua garantoje invalidëve te punes udhëtimin falas ne linjat e transportit te shërbimit publik, ashtu siç e përcakton ligji. Lekaj e theksoi ketë serish edhe ne mbledhjen e  dates 30 mars.

Kembengulja e Lekajt me ne fund e dha rezultatin e pritur. Me daten 13 prill, Bashkia Shkoder e njofton Shoqaten e Invalideve te Punes se kishte zyrtarizuar udhëtimin falas te invalidëve ne linjat e autobuseve te transportit publik. Kjo u konfirmua nga kryetari i kesaj shoqate, Ruzhdi Poda, i cili pasi falënderoi ata qe u angazhuan ne realizimin e kesaj te drejte, u kërkon invalidëve te tregohen korrekt me karten perkatese.

Kishte tre vjet qe zvarritej nga ana e Bashkise realizimi i te drejtes se ligjshme te invalidëve te punes për udhëtimin falas ne transportin e shërbimit publik. Ne Shkoder figurojne te regjistruar mbi 2500 invalide.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts