Për t’i gjetur një zgjidhje situatës politike të krijuar në vend, Ilir Meta do të ulet në tryezë bisedimesh me aleatin e tij Edi Rama.
Në postin që mban si kryetar kuvendi ai tha se nuk përfaqëson vetëm mazhorancën, por të gjithë qytetarët, përfshirë dhe opozitën. Të njëjtën gjë i rikujtoi edhe aleatit, duke e këshilluar të ndryshojë gjuhën e ashpër politike.
Një verejtje Meta e ka edhe për diplomatë të caktuar të bashkimit Europian.
Në fund kreu i LSI-së kërkoi që si PS dhe PD të mos vazhdojnë garën kush është më shumë pro-europian apo amerikan, por të tregojnë që janë pro Shqipërisë, pasi duke qënë tolerant fiton më shumë tha ai.