Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka nisur ndërhyrjen në lagjen “Luguçezme” ku po bëhet shtrimi i linjës së re të tensionit të larte. Investimi në fjalë i jep fund problemeve të vazhdueshme që kjo zonë ka patur me furnizimin me energji elektrike.
400 familjet e kesaj lagjeje kanë edhe një kërkesë të drejtëpërdrejtë për kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi.
Jo vetëm në këtë lagje, por në disa zona paralelisht po kryhen ndërhyrje.
Zëri i banorëve të lagjes “Luguçezme” fatmirësisht u vendos të degjohej nga OSHEE, duke mbyllur një kapitull të gjatë problemesh që kjo zonë ka perjetuar me rrjetin elektrik.