64 familje në Gryk Zeze të Lezhës prej disa ditesh janë pa uje të pijshem. Bonaret kanë protestuar përpara bashkise për gjetjen e një zgjidhje. Ata tregojne se ju është nderprere furnizimi me uje nga ujesjellesi i vjeter, ndersa janë lënë jashtë projektit të ujesjellesit të ri. Keto familje rezultojnë pa kontratë, por siç pretendojnë ata janë drejtuar disa here pranë drejtorisë së ujesjellesit, bashkise dhe ish komunes, të cilat vetëm sa i kanë sorollatur pa ju dhene një zgjidhje.
Një përfaqesi e banoreve u priten nga nenkryetari i bashkisë Enver Hafizi i cili ju kërkoj atyre që të shkojnë pranë Drejtorisë së Ujesjellesit dhe të lidhin kontratat por pa ju dhenë një zgjidhje për furnizimin me uje. Nderkohë sa i përket mospërfshirjes në projektin e ujsjellesit të ri Hafizi tha se të gjitha familjet që kanë mbetur jashtë projektit do të përfshihen në një fazë të dytë brenda dy muajve.
Në një situatë të tillë nuk dihet edhe për sa kohë këto banore do të mbeten pa uje të pijshem.