Saturday, April 20, 2024
HomeKulturëPedonalja kthehet ne arene verore

Pedonalja kthehet ne arene verore

-

Sheshi 28 nentori, eshte shenderruar ne nje teater veror nga tingujt e orkestres frymore dhe kengetareve me ne ze te qytetit, duke sjelle nje atmosfere te veçante per spektatorin shkodrane. Mu ne zemer te Shkodres, aty ku ka patur zanafillen e vet dinastia “ Marubi “, ku eshte i ruajtur dhe i dokumentuar historiku i bandave muzikore;  formacioni muzikor nen drejtimin e dirigjentit Kujtim Alia, performoi me mjeshtri dhe cilesi te larte, nje repertor me pjese tradicionale shqiptare  dhe literature te zgjedhur nga muzika e kultivuar. Larmia e ritmeve, stilet e ndryshme, melodite dhe kenget popullore, te shoqeruara nga kjo trupe dinjitoze, entuziasmuan tej mnase publikun e pranishem aty.

Kenget “ S’ ka me te bukur  se pranvera “ e “ Margjelo “ te kenduara nga Mukades Çanga e Blerta Cina, “ Valsi i lumturise, Swei dhe kenga e Oso Kukes, te interpretuara nga Riad Bashi, Leonard Guga e Isli Ademi, zeri i Marjana Begut dhe grupi i kitarrave drejtuar nga Bep Vjerdha, u percollen me duartrokitje nga artedashesit shkodrane. Banda frymore e qytetit te Shkodres,  si rezultat i punes dhe pasionit te pjestareve te saj, dirigjentit e stafit drejtues, eshte vleresuar me disa çmime te para kombetare dhe nderkombetare njekohesisht.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts