Nje plagosje me thike ka ndodhur paraditen e se premtes ne fshatin “mali hebaj” te shkodres. Sipas policise i plagosur ka mbetur shtetasi l. N., 70 vjeç banues ne fshatin mali hebaj. Grupi hetimor ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe raporton se autori i dyshuar i krimit eshte aleks pjetrushi 35 vjeç banues ne rranza bushat, bashkia vau dejes. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te shkodres, ku mesohet se ka marre nje plage ne bark dhe ndodhet jashte rreziku per jeten. Nga policia jane ngritur pika kontrolli dhe po kerkohet ne gjithe zonen per kapjen e autorit tashme te identifikuar. Sherbimet e policise paralelisht po kryejne veprimet me grup hetimor per zbardhjen e plote te ngjarjes qe solli fillimisht konfliktin e me pas plagosjen e te moshuarit.