Konkurenca e pandershme dhe tregu informal i shërbimi taksi 4+1, nxori në protestë taksistët Shkodranë. Pasi i janë drejtuar bashkisë, drejtorisë së policisë, tatimeve dhe çdo institucioni tjetër, ata thonë se po detyrohen që si masë të fundit të parkojnë automjetet ne qender të Shkodres, e ti shkruajnë edhe kryeministrit Rama për këtë problem. Mungesa e ndërhyrjes po bën që këto të fundit të mos arrijnë të sigurojnë të ardhura minimale për familjet, e duke mos përballuar as taksat vjetore që paguajne.
Ashtu si ngaherë, taksistet kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe ne mënyre te veçante heqjen nga qarkullimi te mjeteve te paliçensuara, pasi vend-qendrimi i tyre dihet tashmë.
Qe kur ka nisur te funksionoje shërbimi i taksive, ai është përballur me konkurrencën e pandershme. Prej vitesh ata qe i paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur te zgjidhin shqetësimin kryesor, pasi sipas tyre, ne shumtën e rasteve te paliçensuar jane persona që kane mbështetje, ose paguajnë nën dorë.