Protagonistet e krize aktuale politike ne vend, nuk e dine as vete se si do te dalin nga nga gjendje, nuk shohin drite ne fund te tunelit, u shpreh për mediat ne Shkodër analisti politik Fatos Lubonja. Ai tha se problemi me i madh është se ka mungese vullneti për ta pare shkakun e vërtetë te kësaj krize, qe është drejtimi i keq i Shqipërisë gjate 25 viteve te fundit.
Duke komentuar qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për te mos dhëne dorëheqje me arsyetimin se krijohet një precedent qe do te përsëritet here pas here ne prag te zgjedhjeve, Lubonja thekson.
Analisti Fatos Lubonja tha se do te ishte gabim te shkohej ne zgjedhje pa opozitën, do te krijohej një situate acaruese , sepse ne Shqipëri lufta për pushtet behet shume e eger, gjë qe nuk është aspak e nevojshme.